Kena
Komerc

Kena Komerc ofron shërbime për përpunim druri dhe shitje të aksesorëve të mobilierisë.

Shiko produktet
Zbulo më shumë
0+ Vite eksperiencë
0+ Produkte në katalog
0 Partnerë ndërkombëtarë
0+ Klientë aktivë

Kush jemi ne

Misioni & Vizioni

01

Misioni ynë

Misioni

Kena Komerc, misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje të avancuara dhe shërbime profesionale për industrinë e drurit dhe të mobiljeve, duke ndërthurur teknologjinë moderne, cilësinë e lartë dhe përkushtimin ndaj klientit. Ne besojmë se çdo projekt duhet të mbështetet nga një balancë mes efikasitetit, inovacionit dhe qëndrueshmërisë.

  • Ofrojmë produkte dhe shërbime premium që u lehtësojnë punën marangozëve dhe kompanive të mobiljeve.
  • Mbështesim klientët me inovacione dhe zgjidhje praktike në çdo fazë të procesit.
  • Ndërtojmë partneritete afatgjata të bazuara në besim, korrektësi dhe efikasitet.

Për ne, cilësia nuk është vetëm një standard, por një angazhim i përditshëm.

02

Vizioni ynë

Vizioni

Vizioni ynë është të bëhemi një referencë udhëheqëse në furnizimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për industrinë e përpunimit të drurit, në rajon dhe më gjerë, duke u njohur për inovacionin, besueshmërinë dhe përsosmërinë.

  • Frymëzojmë kreativitetin, duke ofruar mjete, materiale dhe shërbime që u mundësojnë profesionistëve të shndërrojnë idetë në realitet.
  • Promovojmë qëndrueshmërinë, përmes furnizimit me produkte cilësore dhe zgjidhje që zgjasin në kohë.
  • Zgjerohemi ndërkombëtarisht, duke e pozicionuar Kena Komerc si partner të besueshëm në tregun global.

Ne e shohim të ardhmen e industrisë si një kombinim të teknologjisë së avancuar, mjeshtërisë dhe respektit për mjedisin.

Makineritë tona

Teknologji Biesse — Lider global

Kena Komerc, forca jonë qëndron tek përdorimi i makinerive industriale më të avancuara nga Biesse, një lider botëror në fushën e teknologjisë së përpunimit të drurit. Falë këtij investimi, ofrojmë saktësi, shpejtësi dhe cilësi të jashtëzakonshme në çdo projekt.

  • Sharrë Selco & WN6 Prerje me optimizim maksimal dhe dimensione të sakta
  • CNC Rover Biesse Frezim, shpim dhe prerje me precizion absolut
  • Kantim Akron & Stream A Ngjitje e përsosur ABS/PVC me Industry 4.0
  • Magazina robotike Winstore Menaxhim automatik i paneleve dhe furnizim i shpejtë
Biesse CNC — Makineritë e Kena Komerc

Partnerët tanë

Besojnë tek ne

Rreth nesh

Partner i besuar për profesionistë të industrisë së drurit

Kena Komerc është e specializuar në përpunimin e drurit dhe shitjen e aksesorëve të mobilierisë në nivel të lartë. Ekipi ynë i dedikuar kombinon artizanatin tradicional me teknikat moderne për të ofruar komponentë funksionale dhe detaje dekorative.

Furnizojmë aksesorë mobilerie si kompensatë, mediapan, OSB, iverica, si dhe ofrojmë shërbim klientësh, konsultim profesional dhe angazhim ndaj qëndrueshmërisë.

Mëso më shumë
Kena Komerc — fabrika

Keni nevojë për furnizim?

Na kontaktoni për porosi, çmime dhe konsultim teknik.